Please enter at least 3 characters.

Arsenali rikthehet në garë për Rooneyn?

2016/01/f.0827160031908_m.jpg

Topçinjtë janë inkurajuar se Manchester United mund ta shesë lojtarin këtë javë, pavarësisht qëndrimit publik të klubit se publik se ai nuk është në shitje.

United është i vendosur të mos ia shesë lojtarin Chelseat, menaxheri i të cilës skuadër, Jose Mourinho, i ka dhënë afat lojtarit dhe klubit rival që vendosin para të mërkurës nëse dëshirojnë të bëjnë biznes.

Megjithatë, kampionët e Ligës Premier janë të gatshëm ta shesin lojtarin për 25 milionë funte, por te Arsenali, të cilin klub nuk e shohin si rival për titull.

Arsenali është i paepur të sjellë një emër të famshëm në Emirates Stadium pasi është kritikuar për aktivitetin e paktë, për të mos thënë inekzistent, në tregun e transferimeve. Arsenali deri tash këtë verë ka sjellë vetëm Yaya Sanogon, i cili arriti në Londër si agjent i lirë. /Telegrafi/