Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta mbuluar mungesën e Sakas
Burime nga Italia kanë raportuar se Arsenali mund të bëjë së shpejti një lëvizje për transferimin e Samuel Chukwuezes, për ta mbuluar mungesën e Bukayo Sakas të lënduar. Mikel Arteta do të donte që 2025-ta të ishte viti në të cilin Arsenali më në fund e ngre në qiell trofeun e Ligës Premier dhe për këtë synon që të jetë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit.Me Sakan i cili do të mbetet jashtë fushave për disa javë pas lëndimit të muskujve hamstring, tekniku spanjoll ka vënë sytë tek Chukwueze si mbulim i anglezit.Sipas raportimeve, Arsenali mund t’i ofrojë ‘Rossonerëve’ kartonin e Jakub Kiwior në një marrëveshje shkëmbimi për 25-vjeçarin, pasi klubi italian është i interesuar për polakun.
Saka është paraqitur në të gjitha përveç tri ndeshjeve këtë sezon për Arsenalin, teksa në total numëron 250 paraqitje për ta ndonëse është vetëm 23-vjeçar.Arteta nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të rikthehet Saka, por lëndimet e natyrës së tillë si ai që ka pësuar ylli anglez, mund ta lënë një lojtar jashtë fushave për gjashtë ose më shumë javë./Telegrafi/


