Please enter at least 3 characters.

Arsenali kërkon Vucinicin, por vetëm si huazim

2016/01/arsenali-k-euml-rkon-vucinicin-por-vet-euml-m-si-huazim_hd.jpg

Malazezi nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes, ndërsa do të ishte një alternativë e përsosur për Olivier Giroud, si një qendërsulmues i cili shënon gola.

Politika e Arsene Wenger është që të mos u ofrojë kontrata afatgjate futbollistëve mbi 30 vjeç, ashtu që opsioni i vetëm është huazimi.

Mirëpo, më herët është raportuar se drejtuesit e Juves ua kanë bërë të qartë Topçinjve se nuk e lejojnë Vucinicin të largohet si huazim.

Një ofertë në vlerë prej tetë milionë funtesh do të ishte e mjaftueshme për të bindur Bianconerët për shitjen e lojtarit, të cilin e kërkon edhe Tottenhami. /Telegrafi/