Please enter at least 3 characters.

Arsenali ka gati 60 milionë euro për Modricin

2018/03/Luka-Modric.jpg
238:"VALENCIA, SPAIN - FEBRUARY 03: Luka Modric of Real Madrid in action during the La Liga match between Levante and Real Madrid at Ciutat de Valencia on February 3, 2018 in Valencia, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjiganti anglez, Arsenali thuhet se po mendon transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modricin, për të cilin ka gati edhe ofertën.  

Muajve të fundit është folur për shumë për një revolucion te Real Madridi në fund të sezonit aktual, ku shumë yje do largoheshin nga Santiago Bernabeu.

Njëri nga ta është edhe kroati Modric, i cili mund të largohet pas gjashtë sezoneve të kaluara me Mbretërit.

Mediat spanjolle raportojnë se ylli kroat po e konsideron një rikthim në Ligën Premier gjatë verës.

Modric është motori i Real Madridit në sezonet e fundit (Foto: Real Madrid)

Modricit do t'i pëlqente rikthimi në kampionatin anglez, aty ku la gjurmë në nivelin individual me Tottenhamit.

Është vet Tottenhamit që ka shprehur interesim për të, ndërsa interesim për 32-vjeçarin kanë shprehur edhe Liverpooli dhe gjiganti italian, Juventusi.

Megjithatë, skuadra e Arsene Wengerit, Arsenali thuhet se e ka interesimin më konkret për Modricin dhe pritet ta bëjë edhe ofertë gjatë ditëve.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Arsenal është duke përgatitu një ofertë prej 54 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh për Modricin, të cilën pritet gjatë verës t'ia ofroj Realit. /Telegrafi/