Arsenali e di kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve - data dhe ora kur zhvillohet çerekfinalja
Pas ndeshjes së dytë të 1/8 së Ligës së Kampionëve, Arsenal ka siguruar kualifikimin në çerekfinale dhe e di kundërshtarin e radhës, që është Sporting Lisbona.
Ky raund vendimtar do të përcaktojë se cilat skuadra do të vazhdojnë garën për një vend mes katër ekipeve më të mira të Evropës.
Sporting arriti ta eliminojë Bodø/Glimtin në një ndeshje spektalolare me rezultat 5-0, pas humbjes me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë.
Për momentin, skuadrat e kualifikuara për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve janë, Sporting, PSG, Real Madrid dhe Arsenal.
Data e çerekfinales Arsenal – Sporting Lisbona
- Ndeshja e parë: 6-7 prill 2026
- Ndeshja e kthimit: 14-15 prill 2026
Kjo përballje do të jetë vendimtare për fatin e Arsenalit në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, dhe tifozët e skuadrës angleze besojnë se ekipi i tyre mund të arrijë lartë. /Telegrafi/


