Please enter at least 3 characters.

Arsenal dhe Manchester United në garë për Walker-Peters

2022/07/Kyle-Walker-Peters.jpg
259:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 12: Kyle Walker-Peters of Southampton during the Premier League match between Manchester United and Southampton at Old Trafford on February 12, 2022 in Manchester, England. (Photo by Matt Watson/Southampton FC via Getty Images)
31:"Southampton FC via Getty Images

Kyle Walker-Peters është njëri nga mbrojtësit anësorë që ka shkëlqyer më së shumti sezonin e fundit në Ligën Premier.

Reprezentuesi anglez që luan në dy pozitat e krahëve të mbrojtjes ka shkëlqyer me Southamptonin duke u paraqitur në 37 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.

25-vjeçari përveç lojës shumë të mirë në anën defensive, ka qenë mirë edhe në ofensivë duke shënuar dy gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Walker-Peters luan për mrekulli në dy krahët e mbrojtjes dhe kjo ka bërë që dy gjigantët anglez Manchester United dhe Arsenal të vihen pas tij.

Southamptoni është gati ta shes yllin e skuadrës dhe tanimë po pret ofertën e duhur për ta bërë një gjë të tillë.

Por ekipi i udhëhequr nga trajneri austriak Hans Hasenhuttl i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se Walker-Peters vlen së paku 30 milionë euro.

Walker-Peters iu bashkua Southamptonit dy vite më parë nga Tottenham Hotspurs për 11 milionë euro. /Telegrafi/