Arsenal 3-2 Southmapton: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve
Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Ligës Premier.
Skuadra e Arsene Wengerit ka vazhduar me formë të mirë duke arritur edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez.
Golat në këtë ndeshje për Topçinjtë u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (29') dhe Danny Welbeck (38', 81'), ndërsa për Southamptonin shënuan Shane Long (17') dhe Charlie Austrin (73').
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi anglez, Welbeck, i cili pas dy golave të shënuara dhe një asistimi u vlerësua me notë 8.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili u notua me 5.5.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, që pati paraqitje të mirë duke u notuar me 7.7. /Telegrafi/Arsenal:
Southampton:


