Please enter at least 3 characters.

ARRSH: Qarkullimi i automjeteve kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale të Shqipërisë

2022/11/316074010_1681569145571021_5348523697694830971_n.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në rajonin verior shoqëruar me një rënie të temperaturës në vend.

Sipas ARRSH-së, në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore ndërsa autoritetet kontraktore kanë marrë masa për pastrimin e këtij aksi rrugor dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi i automjeteve kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.

ARRSH bën me dije se kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Drejtuesve të automjeteve u bëhet apel që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /Telegrafi/