Please enter at least 3 characters.

Arritje e madhe për Kosovën, vendi ynë me më së shumti lojtar në nivelin 10 të FACEIT në Counter-Strike 2 në Ballkanin Perendimor

2023/11/363601441_1060694178271602_4402743667479248194_n.png

Një tjetër arritje për Kosovën, sa i përket lojërave kompjuterike.

Vendi ynë ka më së shumti lojtarë në nivelin 10 të FACEIT në lojën e Counter-Strike 2 në Ballkanin Perëndimor.

Këtë e ka konfirmuar Besnik Thaqi nga XPortal Esports në ngjarjen e organizuar nga Hapite Space për industrinë gaming dhe eSports në Kosovë.

FACEIT është një platformë që mundëson ndeshjet e lojërave të ndryshme si League of Legends, Rocket League, Rainbow Six Siege, Dota 2, Team Fortress 2 por më e njohura është ajo e Counter-Strike 2.

Platforma e FACEIT u mundëson lojtarëve të luajnë ndeshje në serverë privatë për një përvojë më të mirë ku përfshin sistemin e vet të renditjes me nivele nga 1-10.

Renditja e vendeve të Ballkanit Perëndimor me më së shumti lojtarë në FACEIT në nivel 10 CS2:Kosova 930, Serbia 830, Shqipëria 435, Maqedonia e Veriut 297, Bosnja e Hercegovina 291, Kroacia 191, Mali i Zi  136. /Telegrafi/