Please enter at least 3 characters.

Arrestohet zyrtari i Agjencisë së Pyjeve, kapet duke vjedhur dru

2018/05/kamion.jpg

Policia e Kosovës, të ejten në mbrëmje, në teritorin e komunës së Podujevës ka zënë një grup personash që po transportonin dru të vjedhura në pyll.

Njëri prej të arrestuarve është zyrtar i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe po hetohet për keqpërdoim të detyrës zyrtare.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar, njëri zyrtar i APK-së, pasi që të njëjtit në bashkëpunim janë zënë-kapur në flagrancë, me dy kamion  duke transportuar dru të cilat dyshohet se janë të vjedhura dhe pa dokumente përcjellëse”, thuhet në raportin e policisë.

Në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa kamionët dhe drutë janë sekuestruar. Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/