Please enter at least 3 characters.

Arrestohet udhëheqësi i Al-Qaedas për Mosul

2016/01/f.0519072757529_m.jpg

Një prej udhëheqësve të Al-Qaedas në Irak, Abdul-Khaliq al-Sabawi, është arrestuar në provincën Salahuddin, e cila gjendet në jug të kufirit me provincën Ninevah, ku është edhe Mosuli.

Mosuli, 360 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit irakian Bagdadit, është bërë bastioni më i rëndësishëm nëpër qytete i Al-Qaedas në Irak, qysh prej vitit të kaluar, kur grupi është larguar nga qytetet tjera në perëndim të vendit.

Luftëtarët e Al-Qaedas dhe kryengritësit sunitë gjatë muajve të kaluar kanë shfrytëzuar Mosulin për sulme më të mëdha në Irakun verior dhe qendror.