Arrestohet shtetasi i Kosovës në "Bellanoc", kërkohej nga Interpoli i Zvicrës
06/12/2025
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në pikën kufitare në Bellanoc është arrestuar 48-vjeçari nga Kosova.
Nga MPB thonë se i njejti po kërkohej me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli i Zvicrës.
Njoftimi i plotë:
“Më 03.12.2025 në Pikën Kufitare “Bellanoc”, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria F.B. (48) nga R. e Kosovës, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se për të ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli–Zvicër. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftim.


