Please enter at least 3 characters.

Arrestohet për korrupsion ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari

2019/06/www-1-e1560238056868.jpg

Autoritetet e Islamabadit kanë arrestuar ish-presidentin pakistanez, Asif Ali Zardari nën akuzën për ryshfet dhe korrupsion.

Ndalimi u bë në shtëpinë e tij pasi gjykata hodhi poshtë kërkesën për zgjatje të dënimit me kusht në një rast të pastrimit të parave.

Gjykata e Lartë në Islamabad e refuzoi kërkesën e ngjashme edhe nga motra e Zardarit, Faryal Talpur.

Deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhër arrest për Talpurin, përcjell Shqiptarja.

Zardari dhe Talpur akuzohen për transferimin e një milion dollarëve në kompaninë e tyre private, përmes llogarive të rreme bankare.

Zardari udhëhiqte vendin si president në periudhën 2008-2013.