Please enter at least 3 characters.

Arrestohet njëri nga udhëheqësit e 'Jelekëve të Verdhë'

2019/01/yellow-vest.jpg
228:"Protesters wearing yellow vests, a symbol of a French drivers' protest against higher diesel taxes, face off with French gendarmes during clashes at the Place de l'Etoile in Paris, France, December 1, 2018. REUTERS/Stephane Mahe
7:"REUTERS

Njëri nga udhëheqësit e "Jelekëve të Verdhë" në Francë, Maxime Nicolle u arrestua me arsyetimin se ka vazhduar të protestojë pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga policia.

Sipas lajmeve në shtypin francez mësohet se Nicolle është arrestuar mbrëmë në protestat e zhvilluara në Bordeaux, me arsyetimin se pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga policia ka vazhduar protestën duke nxitur edhe protestuesit e tjerë.

Në një deklaratë para se të arrestohej, Nicolle ka thënë, se "ata që thonë se ka përfunduar lëvizja e 'Jelekëve të Verdhë' të shikojnë këtu. Jemi në muajin janar dhe ndodhemi ende këtu. Do të vazhdojmë protestat sa të jetë e nevojshme".

Ndërkohë edhe Eric Drouet, një tjetër udhëheqës i "Jelekëve të Verdhë" në një postim në rrjetet sociale pas plagosjes së rëndë në sy nga ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës ndaj Jerome Rodrigeus në protestat e zhvilluara mbrëmë në sheshin Bastille" të Parisit, ka ndarë mesazhin "Lërini mënjanë grindjet, lufta nuk luhet por fitohet. Bëj thirrje për kryengritje të pashembullt me çdo mundësi".

Protestat e "Jelekëve të Verdhë" po mbahen tashmë prej 11-javësh me radhë në mbarë Francë nën masa intensive të sigurisë. /Telegrafi/