Arrestohet një person në Zubin Potok, sulmoi fizikisht një grua në vendin e punës
Foto: Ilustrim
05/05/2026
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet ka sulmuar fizikisht në vendin e punës një grua.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut, të hënën në ora 02:20.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


