Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

2019/01/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Sot më 11.04.2019, nga Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për hetimin e krimeve të luftës është arrestuar një person i dyshuar mashkull/egjiptian, për  Krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Pas lëshimit  të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit.

"Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”", thuhet në njoftim./Telegrafi/