Arrestohet një grua, dyshohet se sulmoi me thikë një person në Prishtinë - dërgohet në mbajtje
Një grua është arrestuar pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë një person i cili është dërguar në tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:30, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 27.05.2026 – 13:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


