Please enter at least 3 characters.

​Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar Dugagjin Maxhuni

Foto: Ilustrim

Shtetasi kosovar, Dugjagjin Maxhuni nga Beci i Gjakovës është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë.

Lajmin e bëri të ditur avokati, Arianit Koci në Facebook, i cili tha se "Maxhuni i lindur më 10 maj 1979, fillimisht është ndaluar për verifikim, por pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë.

"Mbrëmë, gjatë kalimit të kufirit Serbi - Kroaci, është ndaluar nga autoritetet serbe Dugagjin Maxhuni, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. Fillimisht është ndaluar për verifikim. Pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë. Për momentin ende nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit. Jam duke i verifikuar informacionet dhe duke e përcjellë rastin. Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë. E dikush duhet me u kujdesë edhe për qytetarin e Kosovës. Për çdo zhvillim të ri, do t’ju njoftoj", ka shkruar Koci. /Telegrafi/