Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
14/06/2026
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj që kërkohej nëpërmjet INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar më 13 qershor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.
I arrestuari kërkohej nga autoritetet gjermane për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje”, vepër e sanksionuar sipas Kodit Penal të Gjermanisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.


