Arrestohet analisti i bankës, për tre mijë euro kredi, 500 euro i mori ryshfet
115:"A bank employee holds a pile of 500 euro notes at a bank branch in Madrid January 13, 2011. REUTERS/Andrea Comas
25:"© Andrea Comas / Reuters
14/06/2016
Policia e Kosovës në raportin e sotshëm bën të ditur se një person është arrestuar në Gjilan, për mitmarrje.
Dje, më13 qershor, në Gjilan është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, mashkull K/shqiptar, analist në një bankë, transmeton Koha.net.
Ai vite më parë (17.10.2011) në Gjilan, duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare kishte arritur që një klienti mashkull, K/shqiptar, t’i sigurojë të marrë një kredi në shumë prej 3000 euro, duke i marrë ryshfet një shumë prej 500 eurosh.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thekson raporti.


