Please enter at least 3 characters.

Arrestohen tri të mitura në Drenas, u rrahën mes vete

Tri vajza të mitura janë arrestuar të martën në Drenas, pasi që të njëjtat sipas policisë ishin përfshirë në një rrahje mes veti.

Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Drenas rreth orës 12:50.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/