Please enter at least 3 characters.

Arrestohen tre të dyshuarit, që rrahën një person në Podujevë

2016/01/aksidenti-n-euml-kllokot-p-euml-rfundon-me-rrahje-masive_hd.jpg

Policia e Kosovës njoftoi se dje në fshatin Sibovc i Epërm të Podujevës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se kanë rrahur një person mashkull.

“Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pushkë automatike me dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raportin policor.

Siç njofton Policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistomit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.