Arrestohen shtatë persona në fshatin Shtedim të Podujevës – shtetas të Shqipërisë, kapet sasi e konsiderueshme e narkotikëve
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës bëri të ditur se sot rreth orës 12:00, njësitë e hetimeve nga Stacioni Policor Podujevë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë një aksion me ç' rast kanë arrestuar shtatë persona.
Informatat e siguruara në rrugë operative, kanë mundësuar që hetuesit të identifikojnë një lokacion në fshatin Shtedim – Podujevë, ku dyshohej për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.
“Gjatë kontrollit në një shtëpi, policia ka arrestuar shtatë persona, shtetas nga Republika e Shqipërisë (pesë femra dhe dy meshkuj). Në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.
Në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


