Arrestohen dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim të Automjeteve
13/07/2016
Policia në Gjilan ka arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, zyrtarë të Qendrës së Regjistrim të Automjeteve.
Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës”.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


