Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dy shqiptarë në Itali - kapen duke shpërndarë drogë

2022/05/auto_blitz-dei-carabinieri-in-manette-dieci-persone-per-80-furti-di-rame-560ff03aaefde11549093416-1.jpg

Dy shqiptarë janë arrestuar të dielën nga policia italiane, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë.

Arrestimi i tyre është bërë në zonën e via Papirias.

Të dy shqiptarët rreth moshës 40 vjeçare, të cilët kishin qëndrim të rregullt në Itali ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta.

Agjentët e policisë italiane ishin vendosur në përndjekjen e dy shqiptarëve pasi ata ishin mjaft të njohur në rrethin e trafikut të drogës.

Ata frekuentonin shpesh jetën e natës ku shfrytëzonin lokalet dhe pub-et për të shitur drogën, shkruajnë mediat italiane.

Sipas policisë italiane, me nisjen e sezonit të ri të verës rritet edhe konsumi, veccanërisht në lokalet e natës, transmeton abcnews.