Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje dhe deklarim të rremë në Pejë
Dy persona të dyshuar janë arrestuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’ dhe ‘deklarim i rremё’.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datёn 30.09.2025, derisa patrulla policore ishe nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’, ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё, njё fishek.
Tutje në njoftim thuhet se gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm..
“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


