Ariu në Turqi ushqehet me ushqimin që pronarët e shtëpisë ia lënë në kopsht
Në lagjen Camlihemsin në Rize të Turqsë, një këlysh ariu vjen në kopshtin e së njëjtës shtëpi në ditë të caktuara të javës dhe ushqehet me ushqimin e lënë për të.
Hatice Sari theksoi se këlyshi i ariut erdhi në kopshtin e saj pak kohë më parë dhe po hante majdanoz.
Duke parë se ariu vazhdonte të vinte në ditë të caktuara të javës, Sari filloi të linte ushqim në kopsht rregullisht.
Këlyshi i ariut që vjen në kopsht largohet nga zona pasi ushqehet.
Ajo që ndodhi gjatë vizitës së fundit të ariut është regjistruar nga një kalimtar i rastit me një kamerë celulari.
Në pamje shihet këlyshi i ariut duke ngrënë me qetësi ushqimin që i kishte lënë në kopsht, ndërkohë që tërhoqi vëmendjen edhe biseda e saj me ariun.
Ajo i tha: "A je shumë i uritur? Ha, ha, ha mirë. Mos ki frikë, por mos na ha kur të rritesh. Eja, eja, unë shkova". Fjalët e saj i bënë të buzëqeshin ata që e rrethonin. /AA/


