Please enter at least 3 characters.

Ariu i uritur endet në dyqanin e ëmbëlsirave, pamjet bëhen virale në rrjete sociale

2024/11/Screenshot_5-17.png

Një ari u kap në kamera teksa endej në një dyqan ëmbëlsirash në Tennessee në kërkim të ëmbëlsirave falas.

Pamjet u bënë virale në rrjete sociale pasi ariu u pa në dyqanin Sweet në Gatlinburg, përcjell Telegrafi.

Një video e postuar në TikTok tregon kafshën duke shijuar ushqime, ndërsa njerëzit e fotografojnë dhe përpiqen ta largojnë.

Departamenti i Policisë Gatlinburg u thirr në vendngjarje për të ndihmuar në nxjerrjen e kafshës së nga dyqani.

Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/