Please enter at least 3 characters.

Ariana Grande trondit fansat me tekstet e guximshme në albumin e ri ‘Petal'

Ariana Grande trondit fansat me tekstet provokuese në albumin e ri “Petal”, ndërsa rikthehen zërat për romancën me Ricky Alvarez

Ariana Grande është rikthyer në skenën muzikore me albumin e saj të ri “Petal”, por disa vargje nga këngët e reja kanë shkaktuar reagime të shumta mes fansave.

Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare ka surprizuar dëgjuesit me tekstet më të hapura dhe personale, veçanërisht në këngën “Big Feelings”, ku disa fansa kanë vënë re referenca që i kanë lidhur me jetën e saj sentimentale, shkruan DailyMail.

Pas publikimit të albumit, në rrjetet sociale nisën menjëherë diskutimet, me shumë fansa që sugjeruan se disa nga vargjet mund të jenë frymëzuar nga afrimiteti i saj i rikthyer me ish-të dashurin Ricky Alvarez.

Krahas “Big Feelings”, dëgjuesit kanë analizuar edhe këngë të tjera të albumit, si “Bad Thing (Bunny Hop)”, duke kërkuar të gjejnë mesazhe të fshehura për marrëdhëniet e kaluara të Grandes dhe rikthimet romantike në jetën e saj.

Edhe pse Ariana Grande nuk ka komentuar publikisht për frymëzimin pas këngëve, fansat vazhdojnë të analizojnë çdo detaj të albumit “Petal”, duke e cilësuar atë si një nga projektet e saj më personale dhe më të guximshme deri më tani. /Telegrafi/