Please enter at least 3 characters.

Ariana Grande rikthehet me performancë në Grammy Awards

2020/01/ArianaGrande.jpg
183:"NEW YORK, NY - DECEMBER 06: Ariana Grande performs onstage at Billboard Women In Music 2018 on December 6, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for Billboard )
26:"Getty Images for Billboard

Ariana Grande do të kthehet në ceremoninë e Grammy Awards pas një mungesë të gjatë. Këngëtarja ka njoftuar në profilet e saja në rrjetet sociale se më 26 janar do të interpretojë në evenimentin e madh muzikor.Menjëherë pas njoftimit të saj, ky informacion është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e ceremonisë në Instagram. Legjendarët e grupit “Aerosmith”, Lizzo e Billie Eilish, janë disa prej performuesve të tjerë në edicionin e sivjetmë të Grammy, njofton CNN.

Në vitin e kaluar, Ariana kishte vendosur të mos performonte në këtë ngjarje muzikore për shkak të mosmarrëveshjeve me producentët. Burimet pranë këngëtares, kishin thënë asokohe se producentët e kishin refuzuar përzgjedhjen e 26-vjeçares për interpretimin e këngës "7 Rings" dhe kishin kërkuar një këngë tjetër. /Telegrafi/