Please enter at least 3 characters.

Argjentina ftohet të marrë pjesë në Ligën e Kombeve?

2019/07/me.jpg
334:"SAO PAULO, BRAZIL - JULY 06: Lionel Messi of Argentina and Gary Medel of Chile argue with Referee Mario Diaz de Vivar after being shown the red card during the Copa America Brazil 2019 Third Place match between Argentina and Chile at Arena Corinthians on July 06, 2019 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Alexandre Schneider/Getty Images)
12:"Getty Images

Fox Sport ka bërë një raportim befasues se Argjentina mund të luajë në sezonin e ri në Ligën e Kombeve.

‘Les Albiceleste’ përfunduan në vendin e tretë në Kupën e Amerikës, por që Lionel Messi bërë disa akuza të rënda në drejtim të organizatorëve, madje duke thënë edhe se kishte korrupsion dhe se kishin ndikuar që Brazili të shkonte në finale.

Nga kjo gjë, Fox Sport raporton e kombëtarja argjentinase mund të ftohet që të luajë në Ligën e Kombeve.

Messi pas ndeshjes Brazil - Argjentinë (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, nëse pranon Argjentina të jetë pjesë e garës së formuar nga UEFA, atëherë duhet të heqë dorë nga Kupa e Amerikës që zhvillohet në vitin 2023.

Liga e Kombeve është një garë evropiane e themeluar nga UEFA në vitin e kaluar, si alternativë për ndeshjet miqësore.

Portugalia e fitoi për herë të parë trofeun e garës që u inaugurua në vitin e kaluar, duke e mposhtur Holandën (1-0) në muajin e kaluar.

Futja e Argjentinës në Ligën e Kombeve nuk do të thotë vetëm se disa lojtarë do të luajnë sërish në Evropë, por edhe shtimin e rivalitetit ndërmjet Messit dhe Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/