Please enter at least 3 characters.

​Ardian Gjini në Rahovec: Nuk do të marrin më subvencione ata që s’e punojnë tokën, veç pse janë kushërinj “të atyre”

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, tha se me Aleancën në qeverisje nuk do të lejohet që të marrin subvencione ata që nuk e punojnë tokën, por janë “kushërinj të atyre”, duke u aluduar në njerëzit e Qeverisë në detyrë.

Para qytetarëve të Rahovecit, Gjini tha se kjo komunë ka bujqit dhe vreshtarët më të vlefshëm në Ballkan.

“Nuk kemi me lënë më, me marrë subvencione ata që nuk e punojnë tokën hiç e i marrin se janë kushërinj të tyre e me mbetë bujqit më të vlefshëm në Ballkan, që janë të kësaj ane. Të Rahovecit e anës së Drinit. Vreshtarët më të vlefshëm në Ballkan me mbetë pa i marrë. Nuk kemi me leju”, tha Gjini.

Ai shtoi se qeverisja e Aleancës do t’i përkrahë fort bujqit dhe ata që jetojnë nga puna e tyre.