Please enter at least 3 characters.

Araujo i gatshëm për paraqitjen e parë të sezonit – pritet të luajë ndaj Dortmundit

2024/12/araujo-1.jpg

Barcelona do të rikthehet sërish në aksion në Ligën e Kampionëve, ku të mërkurën do të vihen përballë Borussia Dortmundit. Blaugranasit do të takohen me gjigantin gjerman më datë 11 dhjetor, vetëm tri ditë pas barazimti të tyre me rezultat 2-2 ndaj Real Betisit.Ai barazim bëri që skuadra e Hansi Flick të humbasë terren në garën për titull dhe për këtë arsye do të synojë të bëjë rotacione në Ligën e Kampionëve.Si pjesë e parapërgatitjeve për udhëtimin në Gjermani, Flick do të vlerësojë skuadrën e tij teksa pritet të ketë disa rotacione.

Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, një prej ndryshimeve mund të jetë paraqitja e parë këtë sezon për Ronald Araujo, pasi rikthimi i tij nga lëndimi ishte shtyrë paraprakisht.Flick ka kërkuar për kujdes maksimal për shkak të lëndimit të tij, por ai tashmë ka kompletuar disa seanca stërvitore dhe duket i gatshëm për lojë.Uruguaiani me shumë gjasë do të jetë në bankën rezervë në ‘Signal Iduna Park’, por mund të marrë disa minuta në pjesën e dytë./Telegrafi/