Apple në shtator vjen me iPhone 5S dhe iPhone 6!
01/07/2013
Sipas Dave Smith nga International Business Times, data e lansimit të iPhone 5S do të jetë 18 shtatori i këtij viti, dhe vetëm pas një ose dy jave më pas, sipas tij, Apple do të lansojë versionin e ri të iPhone 6 (ose iPhone Light), ndërsa data e prezantimit zyrtar të modelit të ri të telefonit të Apple do të jetë 27 shtatori.
Sipas raporteve të deritashme, Apple do të vendos të lëshojë në treg versionin e lirë të iPhone, i cili do të vijë në ngjyra të ndryshme dhe mbështjellës të plastikës, ndërsa në tetor kompania do të shfaqet me versionin e ri të iPad, i cili do të jetë i pajisur me ekranin Retina.
Në kohën e njëjtë pritet që Apple të dal edhe me iWatch dhe Apple TV. / Telegrafi /


