Please enter at least 3 characters.

Komuna e Kamenicës apelon te qytetarët që të mos ndezin zjarre në natyrë

Komuna e Kamenicës ka dalë me njoftim për të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, pasi temperaturat e larta kanë rritur rrezikun e përhapjes së zjarreve.

Sipas njoftimit se për ta mbrojtur jetën e qytetarëve, pronën dhe pasuritë natyrore duhet që të respektohen disa masa.

"Mos digjni barishte, mbeturina, kashtë apo degë të thata në toka bujqësore ose hapësira të tjera të hapura, Mos ndizni zjarre për piknik, rekreacion apo aktivitete të tjera në natyrë", thuhet fillimisht në njoftimin e komunës.



Për çdo rast zjarri ose çdo veprim të dyshimtë raportoni në numrat emergjentë: Njësiae Zjarrfikësve –193, Qendra Operative Emergjente –112, Policiae Kosovës –192, Ndihmae Shpejtë –194.

"Ndezja e zjarreve pa autorizim është e ndaluar me ligj dhe sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi", përfundon njoftimi i Komunës së Kamenicës./Telegrafi/