Anne Hathaway shkëlqen me një fustan të bardhë mëndafshi, shfaqet elegante gjatë promovimit të “The Odyssey”
Anne Hathaway ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante teksa mbërriti në xhirimet e emisionit “Late Night with Seth Meyers” në New York, në kuadër të promovimit të filmit të ri “The Odyssey”.
Aktorja 43-vjeçare, e cila së fundmi konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, u shfaq me një fustan të bardhë prej mëndafshi që theksonte barkun e rrumbullakosur.
Pamjen e kompletoi me flokë të stiluar me onde të lehta, vathë elegantë dhe një grim natyral, shkruan DailyMail.
Hathaway po zhvillon një tur intensiv promovues për filmin epik të Christopher Nolan, ku interpreton Penelopën, bashkëshorten besnike të Odiseut, rol që luhet nga Matt Damon.
Filmi pritet të dalë në kinema më 17 korrik.
Pas regjistrimit të emisionit, aktorja ndau një video në InstaStory, ku shfaqej Kali gjigant i Trojës i vendosur jashtë vendit ku u mbajt premiera në New York. “Shikoni kush është këtu në rrugë. Jemi kudo”, tha ajo me humor.
Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, janë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack.
Aktorja zbuloi në fund të qershorit se është në pritje të fëmijës së tretë, ndërsa më herët është shprehur se ndihet me fat që ka krijuar familjen që kishte ëndërruar. /Telegrafi/


