Please enter at least 3 characters.

Anita Musliu me klip të ri (Video)

2016/01/anitaMusliu.jpg

Këngëtarja e re në tregun kosovar, Anita Musliu, ka publikuar këngën dhe videoklipin e këngës “Eklipsi”.

Kënga është punuar në studion e Florent Boshnjakut, ndërsa  klipi është realizuar nga produksioni Imagine Films.

Me paraqitjen e saj të thjeshtë në këtë këngë dhe klip mjaft veror, Anita duket të jetë një zë mjaft premtues në gjeneratën e re të muzikës kosovare.

Përveç këtij videoklipi ajo ka njoftuar që është në përfundim e sipër edhe të një projekti të ri që pritet të lansohet në javën e parë të shtatorit. /KP/Telegrafi/