Please enter at least 3 characters.

Anglia kalon në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas fitores ndaj Suedisë

2018/07/Anglia-1.jpg
290:"SAMARA, RUSSIA - JULY 07: Harry Maguire of England celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia Quarter Final match between Sweden and England at Samara Arena on July 7, 2018 in Samara, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj asaj të Suedisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e vlefshme e Kupës së Botës "Rusia 2018".

Anglia ka arritur të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror pas një fitore bindëse ndaj Suedisë.

Anglia në gjysmëfinale të Kupës së Botës (Getty Images)

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi Tre Luanëve, të cilët dominuan me topin dhe rastet e krijuara, teksa shënuan edhe një gol.

Rastet më të mira në këtë gjysmë pjesë ishin ai i Harry Kane (19') dhe Raheem Sterling (45'), por goli erdhi nga mbrojtësi Harry Maguire (30'), i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Ashley Young.

Festa e Maguires pas golit të parë (Getty Images)

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, por ishin përsëri vetëm anglezët që arritën të gjejnë golin.

Suedezët rrezikuan të parët në minutën e 47-të me anë të Marcus Berg, por anglezët gjetën golin në minutën e 59-të me Dele Alli, i cili shënoi për 0-2 pas asistimit të Jesse Lingard.

Momenti i golit nga Alli (Getty Images)

Suedia përsëri provoi të kthehet në lojë me sulmuesin Berg (72'), por duke mos arritur ta gjej rrugën e golit dhe në fund Anglia fitoi me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Anglia e sheh veten në gjysmëfinale dhe e pret fituesin e ndeshjes Rusi-Kroaci. /Telegrafi/   

https://www.dailymotion.com/video/x6nwgyj

https://www.dailymotion.com/video/x6nwibt