Angli – Panama, formacionet zyrtare
24/06/2018
Anglia dhe Panamaja do të përballen në duelin e parë të ditë së dhjetë të Kampionatit Botëror.
Tre Luanët mund të sigurojnë kualifikimin qysh në mesditën e të dielës me një fitore ndaj jofavoritit të pastër, Panamasë.
Anglia e fitoi ndeshjene parë ndaj Tunizisë dhe do të kërkojë t’i mbyllë llogaritë në Grupin G.
Panama është kombmëtare e lehtë në letër, por e vështirë në fushë, pasi ka mbrojtje të konsoliduar dhe këtë e tregoi në pjesën e parë ndaj Belgjikës.
Anglia megjithatë është favorite dhe tekniku anglez ka vendosur përbërjen më të fortë në fushë.


