Ancelotti zbulon nëse e ardhmja e tij varet nga rezultati i ndeshjes ndaj Arsenalit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka theksuar se skuadra e tij ka nevojë për kontroll të ndeshjes dhe emocioneve ndaj Arsenalit në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëe në ‘Santiago Bernabeu’. ‘Los Blancos’ do të përballen me misionin e vështirë për të përmbysur deficitin prej 3-0 nga ndeshja e parë në ‘Emirates’.Ancelotti ka thënë se në aspektin mendor ekipi i tij është në formë të mirë para kësaj përballje.“Mbështetja nga tifozët na ka ndihmuar shumë në vitet e fundit. Nesër ne kemi nevojë për një ndeshje në versionin tonë më të mirë për të rikthyer një ndeshje që është shumë e komplikuar”.
“Ne do të përpiqemi të luajmë një ndeshje serioze, me kokat tona, me zemrat tona siç ka thënë Alcaraz. Në aspektin mendor, ne jemi në një aspekt shumë të mirë. Ne duhet të kemi kontroll të mirë të ndeshjes”.Është raportuar në media se një eliminim nga Arsenali mund t’i kushtojë Ancelottit me largim nga pozita e trajnerit në fund të sezonit. Italiani u pyet se si po ballafaqohet me këto thashetheme.“I fokusuar, me një kokë të qetë. Nuk është nata ime e parë si kjo dhe shpresoj se nuk do të jetë e fundit. Më shumë se i shqetësuar, jam i emocionuar të jem një lojtar kyç në këto ndeshje nga banka rezervë. Ky emocion më lejon që të jem me një kokë të qetë”, ka thënë Ancelotti.
Në aspektin se çfarë e shqetëson atë më së shumti, ai ka folur për emocionet e një ndeshje kaq të madhe.“Kam folur me ta sa i përket aspektit emocional, për mënyrën se si duhet t’i qasemi ndeshjes. Motivimi është aty dhe unë dua që lojtarët të jenë mjaftueshëm të qetë për t’u përgatitur për të”.“Gjëja e vetem për të cilën nuk jam i sigurt është nëse do ta marrim këtë rezultat, por është e sigurt se do të japim gjithçka nga vetja”, përfundoi italiani./Telegrafi/


