Please enter at least 3 characters.

Amir Rrahmani, ‘mbret’ për lojën në ajër – lë pas emra të njohur të futbollit 

2024/10/gettyimages-1923326686-612x612-1.jpg
211:"Amir Rrahmani of SSC Napoli during the Serie A TIM match between SSC Napoli and US Salernitana at Stadio Diego Armando Maradona Naples Italy on 13 January 2024. (Photo by Franco Romano/NurPhoto via Getty Images)
25:"NurPhoto via Getty Images

Sipas statistikave të CIES, Amir Rrahmani është mbrojtësi më i mirë në botë sa i përket lojës në ajër. Statistikat janë llogaritur nga 66 ligat më të mira në botë, ku kapiteni i Kosovës ka dal i pari në renditje.Ai ka 98.9 për qind të dueleve të fituara në ajër, duke lënë pas Virgil Van Dijk në vendin e dytë me 96.3 për qind.

Ousmane Diomande ka 94.2 për qind në vendin e tretë, ndërsa në vendin e katërt është Willian Pacho i PSG-së me 93.4.

Lucas Merolla i Mazatlan të Meksikës është në vendin e pestë me 92.1.Rrahmani prej ardhjes së Antonio Conte, po zhvillon një sezon mjaftë të mirë, duke u kthyer në lider të mbrojtjes te Napoli.

Ai pas disa ditësh pritet të jetë në Prishtinë për të udhëhequr Kosovën për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron./Telegrafi/