Please enter at least 3 characters.

Amerikanët varrosin një kapsulë kohore për vitin 2276 - çka ka brenda saj?

Amerikanët dërgojnë një kapsulë kohore për vitin 2276, brenda saj gjendet edhe një telefon i kompanisë Apple.

Amerikanët kanë përgatitur një kapsulë kohore që do të hapet në vitin 2276, në të cilën janë vendosur një iPhone dhe letra nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Projekti është realizuar me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së dhe është miratuar nga Kongresi.

Brenda kapsulës, e cila peshon rreth 400 kilogramë, ndodhen objekte përfaqësuese nga të 50 shtetet amerikane, përfshirë edhe një iPhone 17 Pro Max, i zgjedhur si simbol i teknologjisë së kohës sonë.

Kapsula do të varroset më 4 korrik në Filadelfia dhe është planifikuar të hapet saktësisht 250 vjet më vonë, në vitin 2276.

Ajo do t'iu ofrojë brezave të ardhshëm një pasqyrë të jetës, kulturës dhe arritjeve teknologjike të Amerikës së shekullit XXI. /Telegrafi/