Please enter at least 3 characters.

Ambasadori gjerman: 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme në Kosovë

2024/02/Jorn-Rohde-Ambasadorin-e-Gjermanise-takohet-me-Anetaret-e-Komisionit-per-Pune-te-Jashtme-dhe-Diaspore-foto-Ridvan-Slivova-10-e1707477036301.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Rohde në një postim në “X” ka shkruar se 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizorinë e mëtejshme.

"Përvjetori i fillimit të Operacionit "Forca e Bashkuar" të NATO-s para 25 vitesh nuk është arsye për feste .Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizorit e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

Bombardimet kishin tri objektiva kryesore: mbrojtjen ajrore jugosllave, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe forcat ushtarake serbe të dislokuara në Kosovë. /Telegrafi/