Please enter at least 3 characters.

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë

2022/05/Ambasada-Amerikane-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar Kosovën për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Ambasada amerikane në Prishtinë në llogarinë e saj në Twitter ka falënderuar Kosovën për strehimin e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për solidaritetin e saj me Ukrainën—duke miratuar sanksione, duke ofruar mbështetje humanitare për refugjatët dhe gazetarët dhe duke dënuar veprimet e pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, kanë shkruar nga kjo ambasadë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar vendimin për zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë, përfshirë pakon e katërt të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër këtyre dy shteteve. /Telegrafi/