Alvarez mbetet fiksimi i Barcelonës, katalanasit do ta provojnë sërish në afatet kalimtare të ardhshme
Barcelona nuk ka hequr dorë nga objektivi për të transferuar Julian Alvarez, pavarësisht se nuk arriti ta realizojë marrëveshjen me Atletico Madridin gjatë afatit kalimtar të verës.
Klubi katalanas insistoi për një kohë të gjatë për sulmuesin argjentinas, por Atletico Madrid refuzoi ta shesë lojtarin te një rival i drejtpërdrejtë në La Liga, pavarësisht dëshirës së Barcelonës për ta afruar në “Camp Nou”.
Si alternativë, Barcelona vendosi të transferojë Gabriel Jesus nga Arsenali.
Sulmuesi brazilian iu bashkua katalanasve për një shumë prej 10 milionë eurosh, duke u konsideruar si një zgjidhje më e përballueshme për momentin.
Megjithatë, sipas Cadena SER, interesi i Barcelonës për Julian Alvarez mbetet i fortë dhe klubi synon ta rikthejë në mënyrë konkrete ofensivën për të në afatet e ardhshme kalimtare.
Madje, drejtuesit e Barcelonës kanë parashikuar edhe një investim të konsiderueshëm financiar për të realizuar transferimin e argjentinasit.
Kjo e bën edhe më të kuptueshme vendimin për të transferuar Gabriel Jesus si një zgjidhje të përkohshme, derisa të krijohen kushtet për të tentuar sërish Alvarez.
Barcelona duket se nuk e ka mbyllur kapitullin Julian Alvarez dhe sulmuesi i Atletico Madridit pritet të mbetet një nga objektivat kryesorë të klubit katalanas në afatet kalimtare të ardhshme. /Telegrafi/


