Allen: Të rinjtë duhet t’i provojnë vet të këqijat e drogës
15/02/2009
Këngëtarja i ka bërë këta komente pasi qeveria britanike zgjodhi që ekstazën ta fusë në grupin e drogave të klasit A.
“Prindërit duhet t’u thonë fëmijëve: ‘Drogat mund të duken argëtuese, por ato e dëmtojnë trurin tuaj. Disa njerëz reagojnë mirë, disa jo. Provojeni dhe shihni çfarë do të mendoni”, ka thënë Allen.
23-vjeçarja, e cila ka qenë konsumuese e drogës, është aktuale me cinglin e ri “The Fear”.
“Kurrë nuk kam qenë mirë kur kam konsumuar kokainë ose droga të tilla. Ata më bëjnë shumë të zemëruar. Ende qëndroj larg edhe nga heroina”, ka thënë këngëtarja.


