Please enter at least 3 characters.

Allegri: I kënaqur me fitore, jemi në kërkim të dy lojtarëve

2016/01/allegri-i-k-euml-naqur-me-fitore-jemi-n-euml-k-euml-rkim-t-euml-dy-lojtar-euml-ve_hd.jpg

Bianconerët e filluan sezonin më këmbë të mbarë, pasi arritën të mposhtin Lazion në Shanghai me rezultat 2-0 me golat e Mario Mandzukic dhe Paulo Dybalas, për të ngritur trofeun e Superkupës së Italisë për të shtatën.

Trajneri Italian i Juventusit, 47-vjeçar, u shpreh shumë i lumtur për fitoren, paraqitjen dhe karakterin e treguar nga lojtarët e tij, transmeton Telegrafi.

"Jam shumë i lumtur për lojtarët, pasi ata arritën të përshtaten mirë me kushtet e tmerrshme të fushës. Ne kishim nevojë për një paraqitje plot karakter dhe ne e arritëm atë. Por, e rëndësishme është se e mbyllëm me fitore. Super Kupa e Italisë është një trofe i rëndësishëm dhe është gjithmonë kënaqësi t’a fitosh", tha Allergri për Rai Sport duke dhënë një vlerësim të mirë për ndeshjen e treguar nga ekipi i tij.

Gjithsesi, tekniku Italian foli edhe për transferimet e reja të cilat sot u treguan vendimtare: "Khedira dhe Mandzukic janë lojtarë të rangut evropian, kurse Dybala ke ende rrugë për të bërë. Për fat të keq Sami mori një lëndim, por ne kemi bërë disa blerje mjaft të mira këtë verë dhe tani presim rezultate. Ne ende jemi ende në treg, pasi jemi në kërkim të një mesfushori dhe mbrojtësi të majtë, ende nuk asgjë reale, por ata që do vinë duhet të jenë të denjë për këtë ekip”.

“Serie A është pran fillimit dhe ne do i qasemi të 38 ndeshjeve më një seriozitet të njëjtë. Ekipi ka bërë përgatitjet e duhura dhe për këtë e përgëzojë personelin që punon me mua”, shtoi Allegri për fund. /Telegrafi/