Allegri: Duhet të shënojmë patjetër ndaj Dortmundit
17/03/2015
“Ne kemi avantazh prej 2-1 prej ndeshjes së parë dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që na presin në ndeshjen kthyese. Do të jetë ndeshje e madhe dhe sinqerisht nuk mendoj se do të përfundojë 0-0”, ka thënë fillimisht Allegri.
“Mendoj se duhet të shënojmë të paktën një gol për të vazhduar tutje. Në ndeshjen e parë ne nuk i lejuam atyre asnjë goditje në portë, Dortmundi shënoi prej gabimit tonë. Ata luajnë me shpejtësi të madhe dhe ne duhet të shfaqim një paraqitje të mirë teknike dhe t’i godasim ata në pikat e dobëta”.
“Unë ende kam dyshime për formacionin e së nesërmes dhe ende më duhet kohë që të vendosi për të luajtur me tre mbrojtës apo me katër”, ka thënë tekniku italian. /Telegrafi/


