Allan pranë kalimit te PSG
216:"NAPLES, ITALY - MAY 19: Allan of SSC Napoli in action during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on May 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
Allan (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
21/05/2019
Paris Saint-Germaini është në faza të avancuara të bisedimeve me Napolin për transferimin e mesfushori Allan - raporton AS.
28-vjeçari kushton rreth 50 milionë euro, ndërsa në vitin e kaluar kishte debutuar edhe me përfaqësuesen e Brazilit.
Ndërkaq, PSG dëshiron të arrijë marrëveshje për transferimin e tij, para se të udhëtojë drejt përfaqësueses për ndeshjet e Copa America që zhvillohen në muajin e kaluar.
Thomas Tuchel kishte shprehur interesim për lojtarin që në afatin kalimtar të janarit, mirëpo asokohe vendosi ta transferonte Leandro Paredesin nga Zenit St Petersburgu.
Megjithatë, kampioni francez dëshiron më shumë përforcime në mesfushë për sezonin e ardhshëm, pas zhgënjimit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/


