Please enter at least 3 characters.

Alisson dhe Roma në bisedime për kontratë të re, i vetmi problem rroga e lojtarit

2018/04/Alisson-Becker.jpg
227:"ROME, ITALY - OCTOBER 20: AS Roma goalkeeper Allison Becker gestures during the UEFA Europa League match between AS Roma and FK Austria Wien at Olimpico Stadium on October 20, 2016 in Rome. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se Alisson Becker i ka kërkuar Romës më shumë se 3.5 milionë euro në vit për të nënshkruar kontratë tëre.

Braziliani është një nga më të kërkuarit në Evropë pasi arriti të bëjë paraqitje të mira në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas Rai Sport, negociatat për një rinovim po ecin mirë drejt një marrëveshje që lojtari të nënshkruajë kontratë të re deri qershor të 2021.

E vetmja pikë që palët vazhdojnë të bisedojnë është rroga e lojtarit.

Alisson aktualisht fiton 1.5 milionë euro për vit dhe oferta e Romës në tavolinë është 3.5-4 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Por, lojtari dhe përfaqësuesit e tij dëshirojnë pesë milionë euro që Alisson të qëndrojë në Stadio Olimpico.

Skuadra që ka shfaqur më së shumti interesim për portierin romak është Liverpoolit. /Telegrafi/